​Pse mund të jetë Marsi i kuq, tregojnë zbulimet e reja

Shkencë & Teknologji

​Pse mund të jetë Marsi i kuq, tregojnë zbulimet e reja

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar burimin e mundshëm të ngjyrës së kuqe të Marsit, duke përmbysur një teori të njohur.

Marsi - planeti i njohur për ngjyrën e tij të kuqe, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për shumë kohë për shkak të afërsisë me Tokën dhe numrit të madh të misioneve që kanë vizituar planetin.

Të dhënat nga anijet kozmike hulumtuese kanë zbuluar se ngjyra e kuqe e Marsit vjen nga minerale hekuri të oksiduara në pluhurin që mbulon planetin, shkruan CNN.

Në të kaluarën, u besua se oksidi i hekurit në Mars ishte hematit, një mineral i tharë që formohet në kushte atmosferike dhe që nënkuptohej të ishte krijuar në një periudhë më të vonë të historisë së planetit. Megjithatë, një hulumtim i ri, duke kombinuar të dhëna nga misione të shumta dhe analiza të pluhurit të replikuar të Marsit, sugjeron se një mineral tjetër që formohet në prani të ujit të ftohtë mund të jetë përgjegjës për ngjyrën e kuqe.

Ky zbulim mund të ndryshojë mënyrën sesi shkencëtarët e kuptojnë të kaluarën e Marsit dhe mundësinë e jetesës në të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat