​Signal: Aplikacioni që mbron privatësinë e mesazheve tuaja

Shkencë & Teknologji

​Signal: Aplikacioni që mbron privatësinë e mesazheve tuaja

Më: 3 mars 2025 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Përderisa jetojme jetët tona online, është e rëndësishme që të kuptojmë kush mund të ketë qasje në bisedat dhe kërkimet tona të internetit – si dhe të kuptohet se si të mbahet privatësia në një botë që po bëhet gjithnjë e më e lidhur.

Që nga ditët kur bilioneri Elon Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkuar me shpejtësi përmes disa institucioneve qeveritare, gazetarët kanë inkujaruar punëtorët e qeverisë federale të kontaktojnë ata përmes platformave të enkriptuara nga fundi në fund, si aplikacioni i mesazheve Signal, shkruan CNN.

Signal është një nga mjetet e thjeshta që mund të përdoren jo vetëm që të mbrojnë sigurinë e bisedave me reporterët, por edhe komunikimi me kolegët kur nuk janë duke diskutuar projekte të punës, kërkuar burime të ligjshme ose edhe bisedimet me miq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat