Autorët e dyshuar të atentatit të Ridvan Ramazanit alias Hyseni ditën e djeshme në Shkodër janë identifikuar nga policia.
Bëhet fjalë për Milkjor Gjokën i cili është arrestuar nga efekëtivët e policisë, ndërkohë që Duel dhe Hydajet Mehmetaj janë shpallur në kërkim. Vëllezërit Mehmedaj janë nipa të Gëzim Mehmedajt që vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka në vitin 1993.
Gjithashtu janë arrestuar edhe Marieta Gramshi dhe Blerim Mlloja, punonjës të karburantit ku ndodhi ngjarja nën akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.
Ridvan Ramazani alias Hyseni u gjet i pajetë rreth orës 11:20 ditën e djeshme (28 nëntor), në fshatin Mushan të Shkodrës në afërsi të një pike karburanti brenda makinës së tij.
Autorët kanë pasur një konflikt me djalin e 46 vjeçarit, banues në fshatin Darragjat, Shkodër, ndërkohë që dyshohet se ky i fundit ka shkuar për të sqaruar sherrin, duke mbetur i vdekur.