E zbulojnë kamerat/ Makina e vrasësve të policit humbi gjurmët në .....

Shkodra

E zbulojnë kamerat/ Makina e vrasësve të policit humbi gjurmët në .....

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:11
Foto Ilustrim

Është ende e vështirë për të pasur një dinamikë të qartë lidhur mbi vrasjen e efektivit të policisë, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së shtunëës në fshatin Gajushë të Shkodrës.

Deri tani dy provat më të rëndësishme janë pamjet filmike që janë siguruar nga kamerat e sigurisë në vendngjarje dhe telefoni i viktimës.

Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetimor, makina e autorëve raportohet të ketë lëvizur pas ngjarjes në drejtim të superstradës duke ndjekur rrugën e Laçit, dhe më pas pa shkuar në Milot janë futur në një rrugë dytësore.

Kjo bindje përforcohet edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë së biznesve përgjatë superstradës.

Në drejtim të Laçit nuk vihet re asnjë automjet tjetër që lëviz pas ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat