Policia e Shkodrës në një informacion zyrtar ka njoftuar se në protestën e sotme është plagosur dhe një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Gjatë tubimit të paligjshëm të zhvilluar sot në orën 11:00, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales së qytetit, para Prefekturës dhe gjate marshimit kanë ndaluar ne rrugën Willson.
Pjesëmarrësit në tubim kanë dëmtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës.
Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim.