Selia e Partisë Socialiste në Shkodër është thuajse e shkatërruar.
Protestuesit kanë hyrë brenda, dhe kanë shkatërruar objektet.
Ata kanë nxjerrë dokumenta dhe sende të ndryshme, të cilave më pas u kanë vënë flakën.
FNSH ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të larguar protestuesit, por ka qenë tepër vonë, sepse selia është dëmtuar rëndë.