Ora 12:00 Dy të mitur janë shoqëruar nga policia e Shkodrës pasi janë kapur me shishe me benzinë
Në orën 11:00 në qytetin e Shkodrës pritet të nisë një protestë e thirrur nga shoqëria civile. Ndryshe nga java e kaluar, sot dhjetëra forca policie kanë marrë në ruajtje institucionet në Shkodër.
Javën e kaluar protesta e shoqërisë civile nisi paqësore, por në mesditë një grup të rinjsh e të miturish dogjën selinë e PS-së.
Pushteti vendor akuzoi policinë se nuk ndërmori asnjë masë dhe nuk ndërhyri për të ndaluar këtë shkatërrim.