Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në aksin Shkodër-Kryebushat pasditen e sotme, ku janë përplasur me njëri-tjetrin dy automjete.
Si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Raportohet se shoferët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia që po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.