Një shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen Rus, të Shkodrës.
Lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti, i cili ishte i parkuar në oborrin e një shtëpie.
Mësohet se automjeti i përket shtetasit me inicialet N.B.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.
