Policia e Shkodrës ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me shpërthimin me tritol në një automjet. Sipas bluve të Shkodrës, bëhet e ditur se makina ishte e parkuar në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale N.B.
Për fat të mirë nuk u raportua për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, sqaron policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.