Policia e Shkodrës i vuri prangat një 31-vjeçari i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër (i dënuar më parë).
Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dobraç, ku po qarkullonte me automjet, dhe nga kontrolli i imtësishëm i’u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.
Sipas policisë, M. M., akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.