Përmbytje, shtëpi të rrethuara nga të gjitha anët prej ujit dhe bllokim; kjo është panorama në zonat e Bashkisë së Shkodrës, ku prej disa ditësh, reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar përmbytje masive.
Një ndër zonat më problematike është ajo e Obotit, ku niveli i ujit në rrugë ka arritur mbi 80 centimetra. Rruga në fjalë është e kalueshme vetëm nga mjetet e larta.
Pamjet e marra me dron tregojnë situatën e rëndë me të cilën po përballen banorët e Obotit. Ditë të vështira, ditë dimri, përmbytjeje dhe mungese komunikimi.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/11/auto_ob1610380909.jpg)