Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mbrëmje në qytetin e Shkodrës,
Eduard Lekndreaj është qëlluar me armë zjarri në këmbë, duke mbetur i plagosur. Por ndodhet jashte rrezikut për jetën në Spitalin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Thive në Shkodër, ndërsa mësohet se janë identifikuar autorët.
Sipas dinamikës së ngjarjes palët janë konfliktuar në një lokal në orën 20:00 të kësaj mbrëmje.
Ndërsa më pas sherri ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit.