Një 41 vjeçar i kërkuar nga Italia ka rënë në pranga në Shkodër.
Policia ka arrestuar pasditen e sotme Bledar Cafin 41-vjeç, me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Në verë të vitit të kaluar Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.
Disa vite më parë Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale.