Dëborë deri në 1.6 metra, temperatura nën zero dhe pa drita/ Izolohen fshatrat e Kelmendit në Shkodër

Shkodra

Dëborë deri në 1.6 metra, temperatura nën zero dhe pa drita/ Izolohen fshatrat e Kelmendit në Shkodër

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dëborës kanë izoluar fshatrat e njësisë administrative Kelmend në Shkodër.

Fshatrat Vermosh, Lëpushë, Gropat e Selcës prej 24 orësh nuk kanë komunikim me pjesën tjetër të vendit.

Aktualisht në Lëpushë trashësia e dëborës i kalon 160 cm, në Qafë të Predelecit 210 cm dhe në Vermosh 75 cm.

Ndërkohë që ditën e sotme temperaturat kanë zbritur deri -10 gradë celcius.

Aksi rrugor shkallë Gropa drejt Vermoshit ndodhet i bllokuar dhe si pasojë e dëborës, ngricave dhe akullit asnjë automjet nuk mund të ngjitet.

Banorët e këtyre fshatrave kanë 5 ditë pa energji elektrike.

Në Vermosh mësohet se është bllokuar dhe segmenti rrugor që lidh këtë fshat me pikën doganore të Gerçarit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat