Skuadra e mirëmbajtjes së rrjetit të ndriçimit publik në Bashkinë e Shkodrës, ka zëvendësuar kabllin e grabitur për të disatën here në rrugën e Shirokës.
Kablli në një gjatësi 565 ml, morseteritë e shtyllave dhe kapakët, janë vjedhur nga keqbërës ditët e kaluara. Bashkia e Shkodrës ka bërë denoncimet përkatëse në Komisariatin e Policisë dhe është në pritje të identifikimit dhe vënies para përgjegjësisë të personave që dëmtojnë pronën publike.
Rrjeti i ndriçimit publik në rrugën e Shirokës, është grabitur disa herë dhe është zëvendësuar nga Bashkia e Shkodrës. Kërkojmë nga Komisariati i Policisë Shkodër, patrullim 24 orë të rrugës së Shirokës për të parandaluar dëmtimin e pronës së përbashkët.
I kërkojmë banorëve të zonës, frekuentuesve të kësaj rruge, të sinjalizojnë për çdo keqbërës që dëmton investimet e Bashkisë Shkodër realizuar me fondet e siguruara nga të gjithë banorët.