Stuhitë e dëborës kanë përfshirë edhe aksin Pukë-Shkodër.
Për shkak të erës dhe dëborës, lëvizja e automjeteve është bërë edhe më e vështirë.
Aksi Pukë-Shkodër njihet si ndër më të rrezikshmeve në veri për shkak të kthesave të shumta, ndërsa në periudhën e dimrit shtohet rreziku nga ngricat dhe humnerat e shumta që ka gjatë gjithë rrugës.