Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Shkodër, Helidon Bushati ka denoncuar Ramën dhe qeverinë e tij se e kanë braktisur zonën e cila gjendet prej 38 ditësh e përmbytur.
‘Fshatra të tëre të cilët gjenden nën ujë, tashmë ndodhen edhe nën regjimin e borës duke e vështirëruar akoma më shumë gjendjen e banorëve.
Por, Rama dhe qeveria e tij janë zhdukur dhe instancat shtetërore nuk ndodhen në terren’, thekson Bushati.
Sipas tij, Rama po vepron në mënyrë kriminale sepse nuk do që të shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.