'Rezervat e Shtetit kanë dorëzuar sot 35 ton koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç.'- kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Në një postim në rrjetet sociale Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije, se pas evakuimit të familjeve të rrezikuara, sigurimit të lëvizjes me mjetet e larta dhe lundruese të FA, shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet më në nevojë, Rezervat e Shtetit dorëzuan sot 35 ton koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç.
Postimi i plotë:
'Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes vijojnë të jenë pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Nën Shkodrës. Pas evakuimit të familjeve të rrezikuara, sigurimit të lëvizjes me mjetet e larta dhe lundruese të FA, shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet më në nevojë, Rezervat e Shtetit vijuan dorëzimin e 35 ton koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç.'- thekson Peleshi.