Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Një person, kalimtare, dyshohet se është përplasur nga një automjet.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, ndërsa pas drejtuesi i mjetit dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kalimtarja ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Shkodrës ku po merr mjekim.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.