Katër persona të cilët ishin infektuar me koronavirus kanë humbur jetën në spitalin e Shkodrës.
Mësohet se viktimat ishin të shtruar në pavijonet e caktuara për personat e prekur me koronavirus. Kështu shënohen të vdekurtit e parë nga Covid në spitalet rajonale.
Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas Abc news, 7 nga ta po trajtohen në reaminacion dhe një prej tyre është i intubuar. Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.