Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, u takua sot me biznese dhe qytetarë të shumtë, të cilët shprehën disa nga shqetësimet e tyre.
Bizneset pohuan se në këto 8 vite qeveria ka harruar të kthejë sytë nga ata. Helidon Bushati shpalosi programin e PD-së për bizneset, i cili bazohet mbi taksa të ulëta dhe lufton korrupsionin.
Pjesë nga biseda
Helidon Bushati: Si ka shku ?
Qytetari 1:Copë copë.
Helidon Bushati: Ka rënie , nuk ka shitje ?
Qytetari 1: Si për cdo vit.
Helidon Bushati: Sa vjet ke që e ke hap?
Qytetari 1: Tesh 27 vjet.
Helidon Bushati: E si është sot në krahasim me vitet e tjera?
Qytetari 1:Po mbijetojmë.
Helidon Bushati: Me mbijetu vetëm, tan ky dyqan me mbijetu…
Helidon Bushati: Si kanë shku punët? A jeni tu mbyll?
Qytetari 2: Po, jena qysh në 4.30 nade.
Helidon Bushati: Si ka shku puna? A keni shtije?
Qytetari 2: Me nxjerr buken.
Helidon Bushati: Vetëm me nxjerr buken?
Qytetari 2: Për ma tepër s po na lajnë.
Helidon Bushati: Unë jam Helidon Bushati…
Qytetari 3: Të njof, t’a priftë Zoti mbar.
Helidon Bushati: Faleminderit. A do të bahena gjithë bashkë me ndryshu situatën?
Qytetari 3: Ishalla po, me ndryshu jo vetëm ti, por tan. Se unë falimentova, qysh ne 2003 itu .
Helidon Bushati: Falimenton si rezultat i konkurrencës se pandershme, se dikush pagun taksat, dikush jo. Dikush i nanës, dikush i njerkës.