Kryeministri Edi Rama në pamundësi për të ndikuar të bindjet e djathta të shkodranëve, tentoi tu prekë sedrën për të marrë mbrapsht votën e tyre në 25 prill.
Nga Shiroka, ai u kujtoi se krenarinë e tyre dhe mbarë kombit, thesarin e dinastisë Marubi, ishte qeveria e tij që e nxori nga plehrat dhe e ekspozoi në Muzeun Kombëtar të Fotografisë.
Rama: Mos harroni se nëse Shkodra ka një gur të çmuar krenarie shkodrane dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët kanë dinastinë Marubi. Mos harroni që ne thesarin e dinastisë Marubi, ne e kemi nxjerrë nga plehra, jo figurativisht dhe sot është i shpëtuar dhe ka një muze kombëtar të fotografisë që është një nga arsyet për të ardhur në Shkodër, dhe koleksioni përdoret nga muzetë e tjera për t’u ekspozuar dhe kush e bëri këtë, ne komunistët, që pika s’u bie këtyre anti-komunistëve, edhe ura e mesit që u shpëtua dhe u rindërtua, e kemi bërë si ilegal se nuk kishte Zot që bashkëpunonte me kryetaren e Bashkisë, falë alarmit që vuri një shoqatë, duke punuar natën, se natën këta flenë dhe shyqyr ku u zgjua Voltana u bë ura.
Pa vënë në diskutim Ilir Beqajn që e gjihë e dinë që është një mendje që di shumë dhe është i përkushtuar edhe pse ka marrë baltë pafund, por këtë baltë e marrin ata që punojnë në këtë vend.