Shpërthim me eksploziv ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në afërsi të Institutit , përballë subjektit Elektro-Tek.
Ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit Sadetin Sula, i cili ka vrarë gruan para 5 vitesh ndërsa është dënuar me burgim të përjetshëm.
Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar dhe viktima, por vetëm dëme materiale.
Veprimet po kryhen nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.