Drejtuesi Politik i PS-së në qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj shprehet i bindur se edhe në këto zgjedhje PS do të marrë 4 mandate në këtë qark.
Sigurinë ia japin dhe patronazhistët ndërsa sigurinë e fitores së 72 mandateve në rang vendi, ia japin exit pollet.
“Sot jam shumë më i sigurtë për 4 mandate në Shkodër. Tashmë, që di edhe pjesëmarrjen në votime, pjesëmarrjen në votime në çdo ZAZ e QV, organizimin tonë, personat që kanë dalë për të votuar si pjesë e sistemit tonë të organizimit dhe patronazhimit. Jam mëse i qetë që kemi përmbushur objektivin bashkë të 4 mandateve.
A do të ketë hapësirë për mandate të 5-të do të shihet si janë forcat e tjera politike, sepsë në Shkodër veç 4 partive që kanë mandate në parlament janë dhe 2 parti të djathta që të shohim realisht çfarë ka ndodhur me votat e tyre.
Unë jam mëse i sigurtë që kemi 4 mandate këtu. Exit Poll na japin që jemi ne fitues. Për mua të paktën 72 mandate i kemi të konsoliduar në Shqipëri" tha Beqaj në një prononcim për Ora News.
Në 2017, PS ka marrë 4 mandate, 6 mandate mori PD, 1 LSI dhe 1 PSD e Tom Doshit.