Procesi i dorëzimit të kutive me fletët e votimit është thuajse drejt fundit në të gjithë vendin.
Në Shkodër, në KZAZ 3,4 dhe 5 ka përfunduar dorëzimi i materialeve për 141 qendra votimi në total. Anëtarët e KZAZ kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin por numëruesit e partive politike nuk po paraqiten për të nisur procesin e radhës, atë të numërimit.
Ndërkohë në KZAZ 2 vijojnë akoma të dorëzohen kutitë e votimit ku dhjetëra persona vijojnë të jenë në radhë.
Edhe në dy KZAZ e Lezhës ka përfunduar dorëzimi i materialeve për 126 qendrat e votimit.