Besimtarët myslimanë në Shkodër falin namazin në xhami, për shkak të kushteve atmosferike

Shkodra

Besimtarët myslimanë në Shkodër falin namazin në xhami, për shkak të kushteve atmosferike

Më: 13 maj 2021 Në ora: 10:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe besimtarët myslimanë kanë falur ditën e sotme namazin në xhamitë e qytetit, për shkak të kushteve atmosferike.

Në fjalën e tij, myftiu imam Muhamed Sytari u ndal edhe tek situata e vështirë e besimtarëve myslimanë në botë, veçanërisht në Palestinë atje ku po vazhdojnë luftimet.

Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.

Top Channel ju uron të gjithë besimtarëve myslimane Gëzuar Fitër Bajramin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat