Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në Zeus të Shkodrës ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Dy shoferët e makinave janë dërguar në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjendet në vendngjarje dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.