Pas përfundimit të ndeshjes finale të Evropianit, ku Italia rrëmbeu trofeun, qytetarët shkodranë kanë dalë në rrugë të festojnë.
Por duket se festa nuk ka kaluar pa incidente.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, duket teksa policia shoqëron për në komisariat me forcë një të ri, ku ky i fundit dëgjohet duke bërtitur.
“Çfarë ke që bërtet”, – dëgjohet të thotë efektivi i policisë.
“Axurrët” fituan mbrëmë kupën e dytë të kampionatit europian të futbollit. Koha e rregullt e lojës përfundoi me barazimin 1-1, kështu që u deshën penalltitë për të vendosur fituesin.
Italianët mbyllën gjithçka me rezultatet 3 me 2 në 11-metërsha ndaj Anglisë. “3 luanët” edhe pse shumë pranë, sërish nuk ia dolën të rrëmbejnë trofeun.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/12/auto_-640-0-60ebd70a923f01626069259.jpg)