Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër mëngjesin e sotëm.
Mësohet se bëhet fjalë për një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.
I plagosuri fillimisht është dërguar në Spitalin e Shkodrës, dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin.