Zbulohen detaje të reja nga krimi në familje që tronditi Shkodrën, ku 79-vjeçari Fadil Bandulla qëlloi me automatik bashkëshorten e tij 83-vjeçare Sanije, e më pas e ka drejtuar armën edhe nga vetja, duke i dhënë fund jetës.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë bërë denoncimin në polici pasi nuk i kishin parë të moshuarit prej 3 ditësh, ndërsa trupat u gjetën të pajetë në banesën e tyre.
Mësohet se çifti kanë pasur vazhdimisht përplasje dhe konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin.
Ata jetonin vetëm, ndërsa ishin prindër të një vajze e cila jeton në SHBA.
Mbetet ende mister se çfarë e çoi të moshuarin vriste bashkëshorten dhe veten.