Zbardhjen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur në Shkodër, ku Fadil Bandulla ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, Sanije Bandulla dhe më pas vete.
Nga hetimet e derimëtanishme është mësuar se mes çiftit të pensionistëve kishte shpesh zënka. Ata prej vitesh kishin probleme dhe gruaja dhunohej sistematikisht nga burri.
Kohët e fundit ajo kishte nisur që të bënte letrat dhe të ikte në azil, që të shpëtonte nga dhuna.
Ky ka qenë dhe shkaku i sherrit të radhës, i cili ka përfunduar në tragjedi me vrasjen e gruas dhe vetëvrasjen e burrit.
Policia e Shkodrës
Me datë 18.08.2021 në lagjen ‘Ahmet Haxhia’, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.