Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Blutë arrestuan shtetasin L. N., banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër më datë 20 dhjetor 2020 i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.