Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, kritikon politikën shqiptare se me gjuhën e ashpër po nxit dhunë, shfaqet e të cilës janë para edhe në Parlament. Në ditën Botërore të Eleminimit të Dhunës ndaj grave, në Shkodër u çel një ekspozitë me punime nga të rinj me aftësi të kufizuara.
Në Ditën Botërore për Eleminimin e Dhunës ndaj Gruas, këta të rinj me aftësi ndryshe ekspozuan këto punime me mesazhe të forta.
Materiale të riciklueshme janë përdorur për të realizuar 10 vepra me rolin e familjes, shkollës e medies për të rritur vetëdijen publike.
"Nuk duhet përdorur dhunë as në shoqëri, as në familje."
"Që mos kemi grindje, që mos ndodhin tragjedi siç ndodhi ajo e 8-vjeçarit."
"Përveç ligjeve duhet të merren edhe me shkakun e dhunës."
Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, iu drejtua në mënyrë të veçantë politikanëve, që siç thotë me gjuhën e ashpër nxisin dhunë!
"Mungesa e kulturës, mungesa e njerzillëkut. Nuk duhet ofenduar kurrë, askënd," tha ai.
Rikthimi i dënimit me vdekje është një debat i fortë I ndezur pas vrasjes makrabe të 8-vjeçarit në Fier.
Kreu i komisionit “Drejtësi dhe paqe” e cilëson të pavend për Shqipërinë.
"Nuk e zgjidh problemin, përkundrazi 1 krim plus një krim janë dy krime," tha Milla.
Muaji nëntor njihet ndryshe si muaji i fjongos blu, kundër dhunës ndaj fëmijëve por edhe ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.