Pronari i një argjendarie në qendër të Shkodrës, ka mundur të parandalojë grabitjen e dyqanit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur me emrin ‘Dollari’.
Dy persona kanë shkuar gjatë mesditës për të grabitur agjendarinë, por qëndresa e pronarit i ka bërë ata që të tërhiqen, duke u larguar.
Por arratisja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi dy personat e akuzuar për grabitje janë ndaluar nga policia.