Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër u ka bërë thirrje përfaqësuesve të familjeve të persekutuara që të reagojnë ndaj kësaj situate që ka përfshirë vendin tonë për të rikthyer vlerat e shqiptarëve.
Berisha: Në qoftë se ne nuk rikthejmë, nuk ndërgjegjësohemi për të ardhmen, ne rrezikojmë përsëri një diktaturë krimi dhe droge.
Të bëjmë gjithçka për të rikthyer te shqiptarët votën e lirë, është një thirrje dhe një apel.
Të heqim dorë nga konformizmi dhe të bëjmë gjithçka për rikthimin e vlerave të lirisë për të cilat shqiptarët sakrifikuan më shumë se çdo komb tjetër.