Një person është qëlluar në orët e mbrëmjes me armë zjarri në lagjen Dobrac të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, është plagosur qytetari Admir Bajri, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet.
Raportohet se ndaj tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërkohë që ai po lëvizje me një veturë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihet motivet e këtij rasti.