Policia gjen bllok fajdesh në shtëpinë e Lulash Qepurit.
Qepuri u vra dy net më parë në lokalin e tij.
Pas një kontrolli në ambientet e lokalit ku ndodhi krimi dhe i banesës se Lulashit, policia ka gjetur një bllok në të cilin i ndjeri kishte të listuar disa emra personash. Këta njerëz dyshohet se kanë marrë para me fajde dhe se mund të kenë pasur arsye për të sulmuar 74-vjeçarin.
Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që ia kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas. Ende nuk dihen shumat për të cilat bëhet fjalë, port ë gjithë emrat e listuar do të merren në pyetje. Lulashi u vra një natë më parë në lokain e tij. I pranishëm ishte edhe i biri, i cili iu kundërpërgjigj autorëve me armë zjarri, por nuk i kapi dot. Lulashi u nis për në spital i plagosur rëndë, por rrugës ndërroi jetë.