30-vjeçari qëllon me armë drejt një grupi fëmijësh në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkodra

30-vjeçari qëllon me armë drejt një grupi fëmijësh në Shkodër, nuk ka të lënduar

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Të shtëna  me armë janë dëgjuar këtë pasdite në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodrës.

Dyshohet se një person rreth te 30-ave ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13-15 vjeçarë.

Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po qëndronin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht plumbi nuk ka prekur fëmijët por ka përfunduar në një aparature kondicioneri te një prej lokaleve të zonës.

Policia ka nisur kontrollet në zoni dhe ka marrë kamerat e zonës me qellim identifikimin e autorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat