32-vjeçarja e pranon krimin, zbardhet dëshmia e të resë që hodhi në lumë foshnjën e saj

Shkodra

32-vjeçarja e pranon krimin, zbardhet dëshmia e të resë që hodhi në lumë foshnjën e saj

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Orjana Gremi ka pranuar në komisariatin e policisë së Shkodrës se ka hedhur në lumin Kir të birin e lindur më 30 dhjetor 2022.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se 32-vjeçarja ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë duke thënë se nuk ka pasur mundësi ta mbante foshnjën.

Forcat e policisë e kanë arrestuar menjëherë me akuzën e vrasjes me dashje.

Gremi banonte në fshatin Myselim në njësinë administrative Postribë tek dajat. Ajo nuk ishte e martuar dhe nuk dihet identiteti i babait.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat