Një person është plagosur sot me thikë në Shkodër.
Është arrestuar autori i plagosjes në Shkodër.
Zyhdi Shpejtimi ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi me thikë shtetasin Bledar Troshani pas një sherri në qendër të qytetit.
Mësohet se Troshani ka marrë plagë të rënda dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.