Big Brother VIP vijon të boshatisë qytetet çdo të martë dhe të shtunë në mbrëmje.
Rrugët e qytetit të Shkodrës janë bosh.
Ani pse është fundjavë dhe qytetarët kanë më shumë kohë që të dalin.
Efekti i Big Brother VIP vijon të ketë impakt të madh tek qytetarët, të cilët preferojnë ta kalojnë në shtëpi ose të mblidhen në lokale për të shikuar spektaklin.