Pas paralajmërimit dhe afatit 5 ditor, në Shkodër nisi aksioni i gjerë për lirimin e hapësirave publike.
Grupet e punës të mbështetura nga policia bashkiake dhe ajo e rendit zbarkuan në terren nga qendra për t’u shtrirë në periferi.
Bizneset ju bindën në masë këtij aksioni, por kishte edhe prej atyre që nuk u pajtuan me nismën.
Biznesi: Shteti duhet me ardh me na lajmeru.
Bashkia: Problemi eshte qe perpara se te dilni dhe zini hapesiren publike duhet te shkoni te interesoheni si veprohet.
Gjatë 5 ditëve të afatit të lënë reaguan 43 subjekte që kërkuan në bashki lejen për ushtrim aktiviteti në këto hapësira, duke paguar tarifat përkatëse.
Aksioni per lirimin e hapesirave publike nga bashkia e kryeqendres se veriut pritet te zgjase per disa dite me radhe dhe ne permbyllje te tij do te behet nje bilanc i plote i siperfaqes se liruar por dhe i bizneseve qe do te pajisen me leje per shfrytezimin e ketyre hapesirave.