Është përfshirë nga flakët një apartament në katin e 4-të të një pallati në Shkodër.
Flakët kanë rënë në një apartament në lagjen “Parrucë”.
Mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.