Një magazinë me barë të thatë është përfshirë nga flakët tek ish godina e shkollës se rezervave në Shkodër.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve.
Ata kanë arritur që të shmangin rrezikun per banesat e familjeve që banojnë pranë kësaj magazine.
Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.