Dy persona janë proceduar penalisht, pasi u kapën në flagrancë duke peshkuar në Liqenin e Shkodrës, duke peshkuare me pajisje që furnizohen me energji elektrike.
Këto pajisje janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë.
Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti lundrues dhe pajisjet që shërbenin për peshkimin paligjshëm.
Dy shtetasit, 52 vjeç dhe 36 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, akuzohen për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”.