Një 30-vjeçar është kapur në flagrancë në Shkodër teksa transportonte me automjet dy thasë me hashash.
30-vjeçari me iniciale N.M u kap me dy thasë brenda të cilave ndodheshin 35 kg kanabis.
Ai është ndaluar për kontroll në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë.
Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
N,M., 30 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.