Një automjet me targa italiane drejtuar nga një grua, ka përplasur një biçikletë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
I aksidentuari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, ku burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e policisë rrugore shoqëruan në komisariat për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti, drejtuesen e mjetit.