Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Zues të Shkodrës, ku një veturë është përplasur me shtyllën elektrike duke lënë të lënduara tri vajza.
Shoferja 27-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte, duke u përplasur më pas me shtyllën elektrike dhe si pasojë ka mbetur e dëmtuar bashkë me dy pasagjeret.
Fillimisht u nxorën nga makina dy pasagjerët, ndërsa 27-vjeçarja u nxor pas disa orësh përpjekjeje nga ekipet zjarrfikëse.
Sipas policisë, shoferja është identifikuar me inicialet E. G., ndërsa dy vajzat e tjera 21 vjeç, me iniciale A. D. dhe B. G.
Të tri vajzat janë në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.