Një 20-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, tregtimi i armëve bërthamore ose kimike”.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se vendimi u mor pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin me inicialet S.P., nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”.
Po ashtu, një grabitje ka ndodhur në shkollën e mesme të fshatit Gruemirë, në Malësinë e Madhe.
Mësohet se, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve të ngjarjes.